Një 47-vjeçar dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri mbrëmjen kësaj të hëne në Tiranë.
Policia njofton se arma e zjarrit u sekuestrua, ndërsa po hetohet për rrethanat e ngjarjes.
“Më datë 09.03.2026, rreth orës 21:40, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë në banesën e tij në rrugën “Sotir Caci” shtetasi B. G., 47 vjeç.
Arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”-njofton policia.
