Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për katër personat e dyshuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës.
Masa do të zbatohet ndaj Petrit Çakraj dhe tre vëllezërve, Aleksandër, Kristi dhe Fatjon Bushgjokaj. Trupi gjykues argumentoi se nuk ekziston asnjë rrethanë e re apo shkak ligjor që do të mundësonte zëvendësimin e këtij vendimi.
Si rrjedhojë, të akuzuarit për krimin e rëndë ndaj 23-vjeçarit do të mbeten në izolim deri në përfundim të hetimeve.
