Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në fuqi masën “arrest në burg” për Xhino Agon, duke konfirmuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, i marrë më 5 dhjetor 2025.

Megjithatë, siç raportoi gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, Apeli ka ndryshuar vetëm një pikë të vendimit, lidhur me vlerësimin e arrestimit në flagrancë për Xhino Agon. Apeli e ka shpallur të paligjshëm arrestimin në flagrancë të tij, pasi sipas gjykatës, nuk ka pasur ndalimin e personit në momentin e kryerjes së veprës.

Xhino Ago dyshohet si bashkëpunëtor në vrasjen e Mondi Mëhallës, dhe hetimet përfshijnë të dhëna që lidhen me rolin e tij në këtë krim.