Kryeministri i vendit, Edi Rama, ndodhet në Gjirokastër,  ku po flet për projektet dhe investimet që priten të realizohen në këtë qytet. Sipas kreut të qeverisë, Gjirokastra është një organizëm që është zgjuar pas një agonie.

Synimi i kreut të qeverisë është t’i japë Gjirokastrës një jetë universitare përmes investimeve.

“Janë 106 biznese të reja që kanë aktivitet fitimprurës. Këtu kemi një sërë investimesh që do sjellin jetë në Gjirokastër. Është një organizëm që është zgjuar pas një agonie, i duhet kohë për të vepruar. E ardhmja do jetë e shkëlqyer për Gjirokastrën. Sfida është për t’i dhënë jetë universitare. Këtu Universiteti është sfidë pasi ka një krizë studentësh”, tha Rama.