Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla duke folur sot në Kuvend ironizoi opozitën, teksai eshte drejtuar Bardhit.
Balla: Në Kuvendin e Shqipërisë nuk ka kërkesë për heqjen e imunitetit, pasi nuk kanë imunitet deputetët dhe ministrat. Ka kërkesë për dhënie autorizimi për masë sigurie. E bëre gafën, mbaje! Sqaroni ata me të cilët flisni. Nuk ka kërkuese për heqjen imuniteti. Sa i përket një kërkesë për dhënie autorizimi, zotërote, si anëtar i atij këshilli jeni njoftuar. Në datën 23 ora 10:00 për të vijuar me mbledhjen. Të gënjesh është edhe profesion sot dhe ju e ushtroni në mënyrë shembullore. Thatë se ka një vendim të GJK-së 8-0. A mund ta kem atë vendimin tënd?! Se unë di që nuk ka një vendim. Sa i përket 8-0, po ka një vendim të tillë në leximin pa jurisprudencë, që thotë që GJKKO ka ndërhyrë në kompetencën e kryeministrit. Të dyja palët…
Bardhi: Zero!
Balla: Zoti kryetar ka një zhurmues në sallë, që bllokon…A mund ta hiqni këtë zhurmues. Kjo ndërhyrje në kompetencat e kryeministrit duhet të adresohet në GJK.
