Një i ri 24-vjeçar është arrestuar nga policia pasika rrahur të vëllanë.
Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Sohodoll të qytetit të Dibrës, ku nga një sherr për motive të dobëta vëllai ka goditur mesende të forta të vëllanë. “I dhunuari” sipas njoftimit të policisë është shtetasi me iniciale E.K, 28 vjeç. 28-vjeçari po merr ndihmën e duhur në spital.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër arrestuan në flagrancë shtetasin P. K., 24 vjeç, banues në fshatin Sohodoll, Dibër, pasi, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta vëllain e tij, shtetasin E. K., 28 vjeç. I dëmtuari po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.”, sqaron policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
