Kryetari i Partisë Demokratike ka sqaruar sot shkakun se përse e ka fshirë nga rrjetet e tij sociale, foton e Vangjush Dakos, i cili shfaqej në qelinë e burgut, duke përdorur telefon celular.

I pyetur sot nga gazetarët për këtë, Berisha tha se e fshiu për shkak se sipas tij, ishte një video intimiteti me Shqopën.

“Në rast se ka të dhëna se fortoja është fake, unë menjëherë e heq. Qytetari dixhital funksionon me një burim. Çfarë kishte aty tani, aty kishte Vangjush Dako. A u burgos për të shkuar tek Veliaj? Është e vërtetë kjo. Është e vërtetë që u shtrua në spital Dako sepse i mjaftonin 4 ditë për të shkuar tek Veliaj? Është e vërtetë. Pastaj e kishin tepruar, kur pashë më vonë se ajo fotoja ishte një video intimiteti me shqopën, e hoqa menjëherë.”– tha Berisha.