Marjana Gjonaj 42 vjeç është ekstraduar nga Spanja. Gjonaj akuzohet për “mashtrim” me pasoja të rënda. Ndaj saj Gjykata e Pogradecit në vitin 2019 ka dhënë dënimin me 7 vite burg.
Njoftimi i policisë:
Ekstradohet nga Spanja, një shtetase e dënuar me 7 vjet burgim, për mashtrim me pasoja të rënda.
Në vijim të bashkëpunimit të konsoliduar ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit dhe homologëve të tyre në Spanjë dhe në Gjermani, u finalizuan në kuadër të operacionit “The Wanted”, procedurat për ekstradimin:
-nga Spanja, në Shqipëri, të shtetases Marjana Gjona, 42 vjeçe, e cila është dënuar në vitin 2019, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, me 7 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda;
