Dita e diel në vendin tonë pritet të kalojë me kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike.

Moti do të jetë kryesisht me kthjellime, por në disa zona do të ketë edhe vranësira të herëpashershme, të cilat në veri dhe në zonat malore të lindjes do të jenë më të dendura.

Gjatë mesditës dhe pasdites, në këto zona malore priten reshje të dobëta dhe lokale shiu.

Në pjesën tjetër të territorit, reshjet do të jenë të pakta ose do të mungojnë, ndërsa më vonë gjatë ditës moti do të përmirësohet plotësisht.

Era do të fryjë me drejtim nga verilindja në veriperëndim, me një shpejtësi mesatare rreth 7 metra në sekondë.

Në disa zona si lugina dhe përgjatë bregdetit, herë pas here mund të forcohet deri në 16 metra në sekondë.

Deti do të jetë me valëzim të moderuar, me forcë 3 deri në 4 ballë në Adriatik dhe Jon.