Gjatë fushatës elektorale, moderatorja e “Wake Up”, Oriela Nebijaj zhvilloi një intervistë me kryeministrin Edi Rama.
Oriela kandidonte si deputete nën siglën e PD për qarkun e Tiranës dhe sigurisht intervista me Ramën u komentua gjerësisht në media.
Në lidhje me këtë çështje, ajo foli për herë të parë sot në “Breaking” në Top News. Moderatorja u shpreh se edhe nëse do kishte provokime politike nga kryeministri, do të qëndronte e ftohtë.
“E dija arrogancën e tij në lidhje me gazetarët, por isha e bindur që do të qëndroja e ftohtë dhe për çdo reagim do të qëndroja si Ori e Wake Up pa përfshirë asnjë ngjyrim politik”, tha Ori.