Detaje tronditëse janë zbuluar nga babai i vajzës që denoncoi kirurgun e Spitali Rajonal i Korçës, gjatë një interviste ekskluzive për emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel.
Mes emocioneve dhe revoltës, ai tregoi se dyshimet nisën vetëm në ditët e fundit të qëndrimit të vajzës në spital, pasi ajo i rrëfeu disa veprime të pazakonta nga ana e mjekut gjatë trajtimit. Babai deklaroi se vajza e telefonoi e alarmuar duke i kërkuar të shkonte menjëherë në spital, ndërsa pretendon se kirurgu përpiqej të largonte familjarët nga dhoma gjatë mjekimit.
Ai ngriti gjithashtu dyshime mbi mënyrën e trajtimit dhe mungesën e personelit tjetër mjekësor gjatë procedurave, duke theksuar se në shumë raste në dhomë ndodheshin vetëm vajza dhe gjyshja e saj.
Babai: Nuk e dija. Unë fillova dyshimet 3 ditët e fundit. Vajza më tha: “O babi, më tha kremin e aplikoj vetë, pse ma aplikon doktori?” Unë i thashë: “Pse nuk ta bën mami?” “Po doktori, se mua ai më tha që nëna do ja bëjë në orën 6.” Unë e dija që ca herë ja aplikonte. Pastaj, kur tha vajza: “Kaq vite eksperiencë, janë gjëra me dëm,” por ai kishte qëllime të tjera. Ditën e fundit i kishte vajzur vajzës duke i hedhur dorën dhe ta puthte. Dhe merr në telefon: “O babi, hajde menjëherë!” Shkova, po zbriste shkallët. Shoh që ikëm, ambulanca e mbaj, i them: “Ti je i arrestuar këtu.” I thashë: “Mos më thyej, të dhashë edhe lekë dhe ti ma bësh kështu. Po ti do ballafaqohesh, se e ke bërë edhe me njerëz të tjerë që edhe nga lekët janë copë-copë.” Më tha vajza: “Më aplikonte kremin, i thoshte mamit: ‘Ktheje kokën andej.'” Ça kishte për qëllim ai? E kishte lënë të premten daljen e vajzës dhe të martën donte me dije e mos të arrinte diçka, dhe vajza u agravua, mori në telefon, i nxori të gjitha. Tha: “Do e bëjmë me ligj.” Kur e vendosi për operim, i thashë: “Mos më thyej besën.” Dhe një infermiere tha: “Është me eksperiencë doktori.” Ja çova edhe lekët dhe e kisha mendjen e fjetur. Tha: “E kam si vajzën time,” dhe e kisha mendjen e fjetur. Ndënji 1 javë e ca vajza, dhe ai e vizitonte e mjekonte në praninë e nënës time, se i vjen zor edhe nënës time.
A ka pasur infermiere?
Babai: Vetëm doktori dhe nëna ime.
Gjyshja e vajzës u kërkua të kthejë kokën?
Babai: Të kthejë kokën, kurse 3 ditët e fundit përpiqej ta largonte nga dhoma. Shkova me sekonda në polici, erdhi policia, bëri veprimet e tyre, veproi në mënyrë të shkëlqyer, më ka qetësuar, janë sjellë njerëzor. Kirurgu përkatës e ka kryer atë. Kur më tha që “do jetë nëna ime që do e aplikojë,” mirë thashë, se edhe doktor me eksperiencë, se e kisha me mendje tjetër.
Të ftuarit: Procedurën e mjekimit e bën infermierja, dhe mjeku shoqërohet me infermiere, sidomos në procedura kirurgjikale.
Babai: S’ka pasur infermiere, vetëm vajza dhe nëna ime.
24 orët e fundit keni dëgjuar që ka pasur edhe persona të tjerë që kanë akuzuar, keni folur?
Babai: I kam lexuar, kam 3 ditë pa gjumë, shoh komentet dhe s’kam folur me njeri. Të gjithë njerëzit si tallin, shajnë e bëjnë, e kanë gabim. S’kam nevojë për lekë, as karta. Jam qytetar korçar, jetoj, punoj në Gjermani, jam me dokumenta të rregullta, s’kam nevojë për lekë të nxjerr vajzën. Po spitali i Korçës është i erë si therrtore. Ti i denonco këto gjëra në polici, se i shfrytëzojnë njerëzit me ekonomi të dobët. Unë madje pyeta kur më thanë për amputacionin: “A kemi kohë ta çojmë jashtë shtetit ku kemi letrat?” “Jo,” tha, “s’ka kohë,” dhe më thanë: “Është doktor me eksperiencë.” Kjo gjë ndodhi me mua se e kam përgjegjësi vajza, rri te nëna e saj, se jam i divorcuar. Me ça dëgjoj nëpër portale,mund të mos e ketë pasur edhe amputacionin si bëra. As analizat t’i shoh se ça, s’po shoh në komente,mund të ishte justifikim ajo.
