Ambasada e Gjermanisë në Tiranë ka reaguar lidhur me protestën e djeshme të opozitës. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Ambasada Gjermane mbështet qëndrimin e Delegacionit të BE-së në Tiranë.

Më tej thekson se, e drejta për protestë dhe demonstrim nuk justifikon dhunën kundër njerëve apo pronës. Në fund, Ambasada Gjermane nënvizon se udhëheqësit politikë kanë përgjegjësi për një bashkëjetesë paqësore në demokraci.

Reagimi i Ambasadës gjermane:

“Ambasada Gjermane mbështet fuqimisht deklaratën e delegacionit të BE-së kundrejt dhunës së papranueshme gjatë protestave të fundit. Protesta politike dhe e drejta për të demonstruar nuk mund të justifikojnë kurrë dhunën kundër njerëzve ose pronës. Udhëheqësit politikë duhet të përmbushin përgjegjësinë e tyre për bashkëjetesë paqësore në një demokraci.”, shkruan Ambasada