Altin Ndoci është i burgosuri që u arratis sot nga spitali në Durrës, pasi ishte dërguar për trajtim mjekësor.

Ndoci është një emër i njohur për autoritetet, teksa është përmendur edhe nga i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani. Ky i fundit në dëshminë e tij ka deklaruar se Altin Ndocin dhe Talo Çelën i ka dashur të vrarë, pasi donin t’i vrisnin vëllain.

“Pas konfliktit që pata me Talo Çelën dhe Altin Ndocin doja të vriteshin ata, por jo nga dora jonë. Kjo më interesonte, pasi Altin Ndoci deshi të vrasë vëllanë tim, por ju bllokua arma. Unë doja ta ndihmoja të shkonin ata, jo ti vrisja unë. Pasi u takuam vendosa ta ndihmoja”, ka treguar Dumani.