Një aksident rrugor është regjistruar këtë të premte në afërsi të Gjykatës së Tiranës, ku është përfshirë një autobus i transportit publik urban.

Sipas informacioneve paraprake, autobusi i linjës së Unazës është aksidentuar për shkaqe që ende nuk janë bërë të ditura. Si pasojë e përplasjes, disa pasagjerë kanë mbetur të lënduar, por fatmirësisht kanë pësuar vetëm dëmtime të lehta.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe efektivët e policisë, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet e plota të ngjarjes.