Një automjet tip BMW është përfshirë nga flakët paraditen e së hënës në autostradën Laç–Mamurras, duke shkaktuar panik te drejtuesi i tij. Për fat të mirë, ai ka arritur të dalë në kohë nga mjeti dhe ka shpëtuar pa lëndime.
Sipas dëshmive, zjarri ka shpërthyer papritur në pjesën e përparme të makinës, ndërsa drejtuesi ka vënë re flakët dhe ka braktisur menjëherë automjetin. Brenda pak minutash, mjeti është shkrumbuar plotësisht, përpara se të mbërrinte zjarrfikësja nga Laçi.
Pavarësisht përpjekjeve të shërbimit zjarrfikës, mjeti nuk mundi të shpëtohej. Dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike, por grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.
