Mëngjesin e sotëm në qytetin e Elbasanit një ngjarje e rëndë ndodhi. Një i ri 24-vjeçar tentoi të vendoste eksploziv në një makinë, shënjestër i cili ishte Renato Çepa por rezultoi me vdekjen e vetë autorit pasi lënda plasëse shpërtheu në duart e tij aksidentalisht.

Së fundmi policia ka bërë me dije identitetin e autorit, Kristi Agron Balukja ishte viktima dhe autori i ngjarjes tronditëse në Elbasan. Sipas njoftimit të policisë shkak i kësaj ngjarjeje ishte një konflikt i vjetër mes viktimës dhe Cepës. Renato Çepa është një person i cili njihet si person me precedentë penal në fushën e narkotikëve dhe ka lidhje me personazhe të botës së krimit.

Elbasan/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit të dhënë mëngjesin e sotëm, ku si pasojë e shpërthimit të lëndës eksplozive, gjatë vënies së saj, në automjetin tip “Volkswagen” në pronësi të shtetasit R. Ç., në lagjen “Shënkoll”, ishte dëmtuar autori, i cili humbi jetën në spital, ju informojmë se pas verifikimeve të kryera, është identifikuar ky shtetas, konkretisht K. B., 25 vjeç, banues në Elbasan.

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se 25-vjeçari, për shkak të një konflikti të vjetër, për motive të dobëta, mëngjesin e sotëm, ka vënë lëndë eksplozive në automjetin e shtetasit R. Ç.
Lënda eksplozive ka shpërthyer gjatë vënies dhe si pasojë 25-vjeçari ka humbur jetën, në spital.

Një grup i posaçëm hetimor, i përbërë nga strukturat hetimore të DVP Elbasan dhe të Komisariatit të Policisë Elbasan, si dhe nga ekspertë të Departamentit të Policisë Kriminale në DPPSH, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën pët të zbardhur të gjitha rrethanat e këtij rasti.