Një operacion anti-drogë po zhvillohet në Tiranë, ku mësohet se janë të përfshirë 25 persona, 20 prej të cilëve janë arrestuar.

Mësohet se trafikantët shpërndanin drogëra të të gjitha llojeve në kryeqytet, në shkolla dhe lokale të natës. Deri më tani, mësohet se janë sekuestruar sasi kokaine dhe kanabisi. Priten detaje të reja pasi operacioni është ende në zhvillim dhe mund të ketë të arrestuar të tjerë.

Policia ka publikuar edhe hartën e zonave ku vepronte secili prej 25 të dyshuarve, ku mes tyre vihet re se janë edhe 3 gra, të cilat ende nuk janë identifikuar.

Personat e arrestuar:

F. Q,. 39 vjeç , D. I., 23 vjeç 3. R. L., 22 vjeç, E. H., 25 vjeç, D. Ç. 31 vjeç, E. M., 60 vjeç, F. B., 37 vjeç, M. K., 35 vjeç, M. Gj., 31 vjeç, M. H., 39 vjeç, M. T., 31 vjeç, P. Sh., 40 vjeç, E. Xh., 47 vjeç, A. Ll., 45 vjeç, A. Xh., 51 vjeç, I. L., 26 vjeç, M. V., 44 vjeç, F. P., 25 vjeç, E. K., 35 vjeç, J. H., 32 vjeç.