Është arrestuar mesditën e sotme në aeroportin e Rinasit, Gazmend Haxhia, pjesë e urdhër-arresteve që u lëshuan edhe për Ilir Beqajn.
Mësohet se Haxhia është ndaluar në aeroport sapo ka zbritur nga avioni, pasi ndaj tij është caktuar masa ‘arrest në shtëpi’.
SPAK thotë se SASPAC i dha 125 mijë € kompanisë së biznesmenit Gazmend Haxhia për organizimin e një konference turizmi, “Festa”. Por për të njëjtin event, edhe Ministria e Turizmit pagoi 38.5 mln lekë, dhe nga mbi 500 mijë € tenderë, u shpenzuan 4.2 mln lekë për një darke te “Gzona”.
