Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin “Elbasan–Cërrik”, në fshatin Valas.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet i drejtuar nga shtetasi B. V., 71 vjeç, është përplasur me një tjetër mjet me drejtues M. C., 29 vjeç. Nga përplasja kanë mbetur të dëmtuar të dy shoferët si dhe tre pasagjerë që ndodheshin në automjetin e 29-vjeçarit.

Elbasan/Informacion paraprak

Në aksin rrugor “Elbasan–Cërrik”, në fshatin Valas, automjeti me drejtues shtetasin B. V., 71 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. C., 29 vjeç. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve, si dhe tre pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin M. C. Të dëmtuarit po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.