Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Lezhë-Laç.

Ngjarja ndodhi pranë kryqëzimit të Shenkollit, ku janë përplasur dy automjete Për pasojë raportohet se kanë mbetur të plagosur disa persona., njëri prej të cilëve është në gjendje të rëndë për jetën. Policia dhe ambulanca janë nisur drejt vendit te ngjarjes. Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.