Një aksident i rëndë ka ndodhur në Pejë, ku për pasojë viktimë e aksidentit ka mbetur vëllai i fituesit të “Big Brother VIP” 4, Gjestit, Eldion Kelmendi.
Sipas informacioneve paraprake, aksidenti ndodhi rreth orës 14:00, kur një veturë është përplasur me një motor katër-rrotësh. Nga përplasja humbi jetën Kelmendi në vendin e ngjarjes, ndërsa një tjetër, me inicialet K.B, është dërguar me urgjencë në spitalin e Pejës, në gjendje të rëndë shëndetësore. Mësohet se ai po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.
Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në opinionin publik, veçanërisht mes ndjekësve të reperit Gjesti/ Top Channel