Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit, segmenti Milot-Kalimash.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të Rrësheniti, ku raportohet se një kamion është përplasur me një makinë. Për pasojë një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, si dhe për menaxhimin e trafikut të rënduar, të shkaktuar nga ngjarja.