Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë, ku janë përfshirë 3 makina.

Mësohet se ngjarja ka ndodhru në rrugën Transballkanike, ku 3 automjete janë përplasur dhe paraprakisht dyshohet se ka persona të plagosur.

Policia ndodhet në vendngjarje për të verifikuar shkaqet e aksidentit, e po ashtu edhe ambulanca që po u vjen në ndihmë personave të përfshirë në ngjarje.