Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mbasditen e sotme në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”. Mësohet se automjeti me drejtues shtetasin slloven K. J., ka përplasur një këmbësore.

Si pasojë e aksidentit, 68-vjeçarja me iniciale P.L ka humbur jetën. 

Ndërkohë drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Sakaq grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë: 

Malësi e Madhe / Informacion paraprak. Rreth orës 17:05, në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”, automjeti me drejtues shtetasin slloven K. J., ka përplasur këmbësoren, shtetasen P. L., 68 vjeçe.

Si pasojë e aksidentit, shtetasja P. L. ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit shtetasi K. J., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.