Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier, ku janë përfshirë 6 automjete.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në lagjen “15 Tetori”, ku dy prej automjeteve po udhëtonin me shpejtësi të lartë dhe para u ka dalë një tjetër makinë nga kryqëzimi, e cila u ka prerë rrugën. Tre automjetet e tjera kanë qenë të parkuara. Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjajres.