Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Bulqizë.

Bëhet me dije nga raportimet për mediat se një minator është plagosur. Mësohet se minatori është plagosur gjatë punës në një nga minierat në Bulqizë. 

Për shkak të plagëve të rënda që ka marrë, minatori është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.