Ka shkruar në dy numri i viktimave pas aksidentit të rëndë që ndodhi pasditen e sotme te rrethrrotullimi i Saukut, në Unazën e Madhe. Raportohet se pas shoferit, ka ndërruar jetë edhe personi i dytë që ndodhej në betoniere. Të dy viktimat ishin shtetas egjiptianë.

Sipas uniformave blu, rreth orës 16:20, një betoniere është përplasur me një automjet dhe si pasojë e përplasjes, betonierja ka çarë barrierat metalike mbrojtëse të rrethrrotullimit dhe ka rënë në nivelin e poshtëm të aksit rrugor Tiranë–Elbasan, në drejtim të Elbasanit. Për pasojë, njëri prej personave që udhëtonte në kamion dyshohet se ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa personi tjetër është transportuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Fatkeqësisht ai nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi me iniciale R. N., rreth 28 vjeç, është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.