Policia e Shtetit ka zhvilluar aksion në disa qytete, ku janë arrestuar arrestohen disa policë dhe prokurori i rrethit Kukës.
Operacioni u shtri në disa qytete, mes tyre dhe Tirana. Mësohet se në mesin e të arrestuarve është dhe biznesmeni Pëllumb Gjoka, i cili është i njohur për lidhje me politikën.
Në mesin e të arrestuarve është arrestuar edhe ish-drejtori i Forcave Operacionale, Olti Bistri.
Priten ndalime edhe jashtë vendit, ndërkohë pritet që Policia e Shtetit do të dalë në një konferencë për mediat për të dhënë më shumë detaje në lidhje me operacionin e befasishëm të ndodhur në orët e para të mëngjesit. Sipas burimeve mësohet se disa nga personat që priteshin të arrestoheshin, mund të jenë arratisur jashtë vendit.