Një aksion i zhvilluar pasditen e sotme nga policia në Fier, ka çuar në gjetjen e një arsenali armësh e po ashtu të një sasie drogë.
Raportohet se efektivët kryen kontrolle në banesën dhe lokalin e Adiol Hadës, në Suk të Roskovecit. Sipas informacioneve në banesë janë gjetur dy kallashë, dy pistoleta dhe dy granata, ndërsa në lokal u gjet drogë.
Hada është arrestuar, teksa policia vijon hetimet me dyshimin se ai mund të ketë lidhje me ndonjë grup kriminal.



