Policia e Shtetit ka kryer sot një operacion në Fier, në lidhje me skemën e mashtrimit të firmave piramidale online.
Paraprakisht raportohet se për pesë persona janë lëshuar urdhër-arreste, ku tre prej tyre janë ndaluar. Pritet që Policia e Shtetit të dalë në konferencë për të dhënë detajet e operacionit.
Grupi i strukturuar dyshohet se ka mashtruar qindra qytetarë në këto zona përmes platformave të dyshimta që funksiononin në formatin e investimeve mashtruese online, të njohura ndryshe si “firma piramidale”.