Një raportim për bombë ka alarmuar policinë në Burrel, ditën e sotme.
Paraprakisht raportohet se në lulishten e lagjes “Pjetër Budi” është konstatuar një pako e vogël, dyshohet me lëndë plasëse artizanale e paplasur. Forcat xheniere kanë shkuar në vendngjarje, pasi kanë qenë qytetarët që kanë njoftuar policinë.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.



