Një i burgosur, i shtruar në Repartin Infektiv të spitalit të Durrësit, është arratisur nga ambientet në rrethana ende të paqarta.

Altin Ndoci mësohet se ishte dërguar për shtrim për probleme shëndetësore, por më pas dyshohet se është arratisur. Lajmi nuk konfirmohet ende zyrtarisht nga policia vendore, teksa pritet që të sqarohet gjithçka në vijim.