Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me arrestimi ne kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Para hyrjes në godinën e Kuvendit, Berisha ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, të cili ne cilësoi si “kreun e piramidës së krimit”. Më tej, Berisha u shpreh se arrestimi i Veliaj është merite e opozitës dhe qytetarëve.

“Dorëheqjen e menjëhershme e Edi Ramës, kreut të piramidës së krimit. Asnjë diskutim që është organizatë kriminale. Pa dyshim, dhe kjo që ndodhi është meritë e qytetarëve dhe opozitës. Edi Rama duhet të japë dorëheqjen menjëherë, për faktin se është një kukull e Soros në Shqipëri dhe është koka e krimit në Shqipëri“, deklaroi Berisha.