Pas i u shkakrua nga posti i drejtorit të burgut të durrësit, Indrit Cërloj ka përfunduar në pranga. Cërloj u shkarkua vetëm një ditë më parë me vendim të ministrit të Drejtësisë, Besfort Lamallari, si masë ndëshkuese për arratisjen e të burgosurit Altin Ndoci.

Ndoci u arratis më 13 janar nga spitali i Durrësit, ku ishte dërguar për trajtim mjekësor. Pas kësaj u shkarkua zinxhiri i plotë drejtues i këtij institucioni ndalimi dhe ndaj tyre nisi hetimi, me dyshimin se kanë qenë bashkëpunëtorë në arratisje duek e ndihmuar të burgosurin

Altin Ndoci, i akuzuar për një sërë veprash të rënda penale, përfshi vrasje dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, u arratis ndërsa shoqërohej për një vizitë mjekësore në spitalin e Durrësit. Ai dyshohet se ka kërkuar të shkojë në tualet, ku ka shfrytëzuar rastin për t’u arratisur. Mësohet se Ndoci ka goditur edhe një efektiv dhe me pas është larguar me vrap. Me pas ai ka hipur ne një automjet “Audi” dhe është larguar.