Ish-drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani është shoqëruar në polici mbrëmjen e sotme.
Raportohet se në pranga ka rënë edhe shefi i Krimeve në Komisariatin numër 6 në Tiranë, teksa në aksionin e policisë me urdhër të SPAK, janë shoqëruar gjithej 12 persona në Tiranë.
Mbi 11 të dyshuarit rëndojnë akuza për pastrim parash, grup i strukturuat kriminal, trafik dorge, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje e autorit të krimit. Operacioni është ende në vijim dhe pritet që të ketë një njoftim zyrtar për të dhënë më shumë detaje.