Është vendosur në pranga Flamur Rraja, vëllai i ish-deputetit të PS-së, Rrahman Rraja.
Flamur Rraja ishte shpallur në kërkim pasi akuzohet se ka dhunuar pjesëtarët e një familje. Dyshohet se vëllai i ish-deputetit të PS-së ka dhunuar më 24 Tetor, Kujtim Cacën dhe familjen e tij, për shkak të konflikteve për pronën.
Ngjarja u raportua dy ditë më vone dhe është mbajtur e fshehtë nga policia. Në kërkim është shpallur dhe djali i Flamur Rrajës, Arjel Rraja. I riu është ndalur dhe më herët nga policia për posedim dhe shitje të lëndëve narkotike.