Forcat speciale kanë shoqëruar mbrëmjen e sotme një person të dyshuar për përfshirje në vrasjen e ndodhur në Rinas.
Ende nuk dihen identiteti dhe vendi i saktë ku është shoqëruar, por burimi bën të ditur se ai ndodhet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.
Personi nuk është i ndaluar, por është marrë për t’u pyetur në kuadër të hetimeve mbi ngjarjen.
