Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), Eduart Merkaj, është thirrur në një takim urgjent nga ministrja e Brendshme, Albana Koçiu.
Ky takim vjen një ditë pas ngjarjes së rëndë në Rinas, ku mbeti i plagosur një punonjës i AMP-së, gjatë një atentati të realizuar ndaj dy personave, Gilmando Dani dhe Muçi Sheqeri.
Ngjarja e rëndë ka ngjallur shqetësim, duke përfshirë edhe rrezikun që mund të kenë përjetuar përfaqësues të AMP-së gjatë kryerjes së detyrave të tyre.
Ministrja Koçiu dhe Drejtori Merkaj pritet të diskutojnë masat për të forcuar sigurinë e punonjësve të AMP-së dhe për të siguruar një hetim të plotë dhe të shpejtë të ngjarjes së ndodhur.
