Është gjetur i pajetë 27-vjeçari Ajet Lleshi, i cili kishte humbur në malin e Pashtrikut.
I riu raportohet se është gjetur i ngrirë, pa shenja jete, teksa më herët ekipet e kërkimit kanë gjetur babain e 27-vjeçarit, Riza Lleshin, në gjendje të rënduar fizike e psikologjike.
Ajet Lleshi nga fshati Kishaj i Hasit ishte nisur drejt malit të Pashtrikut për për të prerë dru, në pyll që prej mëngjesit të djeshëm, por rreth orës 17:00 familjarët e tij denoncuan se kishin humbur kontaktet me të. Në këto kushte, babai i të riut bashkë me tre xhaxhallarët e tij kanë dalë në mal për ta kërkuar, por janë ndarë në drejtime të ndryshme dhe që prej orës 2 të mëngjesit familja humbi kontaktet edhe me babain e 27-vjeçarit.

