Në një seancë të tensionuar në Kuvend, Sali Berisha kërkoi të merrte fjalën për të iu përgjigjur deputetit Toni Goga, por deputetët demokratë ndërhynë duke bllokuar foltoren. Kjo krijoi një atmosferë të tensionuar, ku Garda e Republikës ndërhyri për të shpërndarë përplasjet mes deputetëve.

Pas ndërhyrjes, Berisha arriti të marrë fjalën dhe iu drejtua deputetëve të mazhorancës, duke kërkuar mundësinë për të shpjeguar qëndrimin e tij në lidhje me akuzat e bëra nga Goga. Seanca, e cila u shoqërua me akuza dhe replika të forta, theksoi edhe më tej përplasjet politike në Kuvendin e Shqipërisë.

Berisha: Ata janë e keqja radikale, janë njerëzit më të pashpirt që vjedhin qytetarët e varfër dhe shqiptarët. Këta janë e keqja radikale, hajdutë të pashoqë, por ju që i mbroni këta, jeni e keqja banale. Ndaj dhe nuk ka kuptim se mund të flisja për Ramaduron, për çfarë s’mund të flisja, por e keqja, ajo që i bëni ju këtij vendi, nuk ka të ndalë. Si more bëheni ushtarë? Si mund të bllokoni imunitetin, çfarë u thoni ju familjarëve tuaj? Cili nga familjarët tuaj, miqtë tuaj, do ta miratonte këtë? Po ajo është kapur, ju mbroni Ramën, por Rama do t’ju marrë me vete juve, ju garantoj unë.