Kreu i PD Sali Berisha ka njoftuar se protesta e radhës kombëtare e Partisë Demokratike do të zhvillohet më 8 maj.
Në një konferencë për mediat, Berisha deklaroi se kjo do të jetë kryengritja më e fuqishme por ama tha se do të jetë paqësore. Megjithatë, priten sërish edhe bombash molotovi dhe fishekzjarrë, si në protestat e fundit kombëtare të PD-së.
“Jam sot për të informuar shqiptarët se më datën 8 maj, një ditë e rëndësishme shqiptarët do të mblidhen në rrugët dhe sheshet e Tiranës në kryengritjen më të fuqishme paqësore që ka njohur vendi.“- tha ai.
