Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar se më 17 prill do të zhvillohet protesta e radhës kombëtare e opozitës. Lideri i opozitës deklaroi se kryeministri Edi Rama ka vetëm një rrugë; dorëheqjen.
“Edi Rama mendon se do bindë shqiptarët duke sulmuar partnerët tanë. Edi Rama ke vetëm një rrugë, dorëheqjen sa më parë. Me datën 17 prill, Shqipëria në Tiranë për dorëheqjen e Edi Ramës. Mos mendo se nuk do gjesh paqe kurrë, nuk do ketë stabilitet kurrë për ty, për organizatën tënde kriminelë dhe kartelet e drogës në Shqipëri. Opozita qëndron më e fuqishme se kurrë, më e vendosur se kurrë në misionin e saj”-u shpreh Berisha.




