Edhe pse në “Arrest shtëpie” prej thuajse një vitit, ish-kryeministri Sali Bersiha vijon të bëjë thirrje për protesta dhe mosbindje civile.
Një ditë pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e tij për liri, Berisha ka paralajmëruar një tjetër protestë, e cila pritet të mbahem më 26 nëntor. Sipas Berishës, mosbindja civile është e vetmja zgjidhje.
“Në datë 26 është protesta tjetër kombëtare, më e fuqishme që ka njohur Shqipëria. Ndaj ftoj shqiptarët, në datën 26 marshim në Tiranë. E gjithë Shqipëria në Tiranë. Mosbindja civile është rrugë e vetme e ndarjes nga kjo diktaturë”, tha ai.
Kujtojmë se protesta fundit e opozitës u mbaj ditën e martë, më 19 nëntor në orën 17.00 përpara Kuvendit të Shqipërisë për të kundërshtuar miratimin e buxhetit.