Tensionet në Kuvendin e Shqipërisë janë përshkallëzuar gjatë një seance të fundit, ku deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka ndezur flakadanë në vendin ku ulen ministrat, si pjesë e një aksioni simbolik të opozitës. Kjo veprimtari ka shkaktuar një përplasje të fortë mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës, ndërkohë që një tjetër incident ka ndodhur ndaj kreut të Kuvendit, Niko Peleshi.

Gjatë përplasjes kryetari i Kuvendit vazhdoi rendin e ditës duke paralajmëruar qetësi ndërkohë ftoi dhe avokatin e zgjedhur të popullit të betohet.

Endri Shabani hyn në sallë dhe kryen betimin e tij: Betohem!

Gjatë këtij aksioni, disa persona nga radhët e opozitës kanë hedhur bidonë me ujë në drejtim të Niko Peleshit, duke sjellë një reagim të menjëhershëm nga ai dhe deputetët e mazhorancës. Këlliçi, i cili ka qenë në qendër të disa veprimeve simbolike të opozitës në Kuvend, ka kërkuar të shprehte pakënaqësinë e PD-së për politikat e qeverisë dhe për menaxhimin e institucioneve.