Një bombol gazi ka shpërthyer mbëmjen e sotme në një banesë në Memaliaj.
Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në banesën e Aristill Laskas, i cili sipas jeton i vetëm. Pas shpërthimit të bombolës së gazit, flakët kanë përfshirë tendën e ballkonit.
Siç raportohet, ai kishte vendosur ushqimin për gatim dhe është larguar për pak kohë nga shtëpia. Më pas, komshinjtë, kanë vënë re tym të dendur që dilte nga ballkoni dhe kanë njoftuar menjëherë shërbimin zjarrfikës.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të përcaktuar shkaqet e sakta të zjarrit.
