Një tjetër person është arrestuar ditën e sotme si i përfshirë në skemën e mashtrimit me “Call Center”-at që u zbulua disa kohë më parë në Tiranë.
Sipas informacioneve, ai është Cosimo Notaristefano, një italian që dyshohet se ishte një nga drejtuesit dhe krijuesit e skemës me dëm miliona euro ndaj qytetarëve, në bursat Forex.
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 6 persona të përfshirë në këtë aktivitet të dyshuar kriminal.



