Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Presidencës për shpalljen e moskopetencës për trajtimin e kësaj çështjeje. Relatorja  Sonila Bejtja deklaroi se unanimisht trupa gjykuese vendosi trajtimin e çështjes në themel.

Kryebashkiaku Veliaj mbrohet nga dy avokatët, Ermal Yzeiraj dhe Alban Dokushi. Ndërsa Presidenca përfaqësohet nga Hemion Braho, Ilirjan Rusmajli, Erjola Shia, Kryeministria nga Herald Jonuzaj, Vangelt Duni. E pranishme është edhe avokatja e shtetit Irma Qosja.

“Kemi kërkuar që të merret në shqyrtim kërkesa për shfuqizim të dekretit dhe të deklaronit moskompetencën. Zgjedhjet në Tiranë u shpenzuan dhe të kthehet kushtetueshmëri a e dekretit. Ne po ju paraqesim kërkesën, që të anuloni shfuqizim e dekretit 350, si hap që duhet t’i paraprijë kësaj kërkese.”, tha përfaqësuesja e Presidencës.