Policia ka organziuar një operacion të befasishëm ditën e sotme në Univestietin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.
Paraprakisht raportohet se janë arrestuar dia pedagogë, të cilët akuzohen nga studentët për korrupsion.
Pedagogët i përkasin Fakultetit të Ciklit të Ulët dhe dyshohen për korrupsion aktiv dhe pasiv me disa studentë të këtij fakulteti, të cilët në këmbim të kalimit në lëndët ngelëse në muajin shtator kanë paguar pedagogët. Raportohet se Prokuroria ka lëshuar masa ndalimi për 5 profesorë dhe një sekser.