Dallëndyshe Bici është larguar nga posti i kryeinspektores së Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, bëjnë të ditur burime për Panorama Online.

Bici mbante këtë post prej 18 muajsh, kur u emërua në muajin korrik të 2024. Nuk dihen ende arsyet e kësaj lëvizje në drejtimin e IKMT-së.

Ndërkohë, në vendin e Dallëndyshe Bicit në krye të IKMT-së do të jetë Adriatik Kupi, edhe ky një person pranë qeverisë, pasi ka mbajtur disa funksione. Fillimisht ka qenë administrator i Njësisë Administrative Petrelë në Tiranë dhe më vonë drejtor i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes. Kupi po ashtu është një njëri i afërt edhe me zv ministrin e Brendshëm aktual, Xhemal Qefalia.