Deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela, është paraqitur sot në SPAK pas akuzave nga Prokuroria e Fierit për “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”, “ndërtim të paligjshëm” dhe “shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”.

Kjo çështje ka të bëjë me një aksident tragjik në magazinën e tij, ku humbën jetën dy punëtorë, babë e bir, dhe shtatë të tjerë u plagosën. Çela është nën hetim dhe çështja i është transferuar Prokurorisë së Posaçme për hetime të mëtejshme. Autoritetet po vazhdojnë të shqyrtojnë rrethanat e ngjarjes dhe përgjegjësitë përkatëse.